SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër K.K. (31) nga Ohri, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „lëndim i rëndë trupor“, sipas nenit 131, paragrafi 3 të Kodit Penal.
Më 15.11.2026, rreth orës 02:00, pas një grindjeje paraprake që kishte filluar në shtëpinë e tij dhe kishte vazhduar në automjetin e tij, i kallëzuari në automjet e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij 26-vjeçare nga rrethina e Ohrit. Pasi e ka ndaluar automjetin, ka vazhduar me sulmin, me ç’rast vajza ka humbur vetëdijen dhe është rrëzuar, pas çka është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, e më pas edhe në spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Janë ndërmarrë masa dhe menjëherë pas ngjarjes, në orën 05:05, K.K. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor. Ndërkaq, me kërkesë të PTHP-së, Gjykata Themelore në Ohër ka marrë aktvendim dhe i ka shqiptuar masa kujdesi.
Në lidhje me ngjarjen, më 15.11.2026, në orën 08:50, në SPB Ohër, L.K. (51) nga Ohri, nëna e K.K., ka denoncuar se L.Gj. (49), babai i vajzës, përmes telefonit celular i kishte bërë kërcënime djalit të saj K.K. dhe të gjithë familjes, pas çka ditën e njëjtë, në orën 13:20, në Ohër edhe ai është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor. Kundër tij, po ashtu, do të parashtrohet parashtresë përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume