Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistë për RTVM në emisionin “Një vit Qeveri”, duke folur për gjendjen në bujqësi, theksoi se këtë vit janë paguar 9 miliardë denarë subvencione të prapambetura dhe aktuale për bujqit.

“Këtë vit kemi paguar mbi 9 miliardë denarë. Kemi shlyer borxhe nga vitet 2021, 2022 dhe 2023. Pagat kishin vonesë deri në tre muaj në Ndërmarrjen Aksionare Ujësjellësi, që është thelbësore për ujitjen. Nëse njerëzit nuk marrin paga, as nuk i pastrojnë kanalet, as nuk kujdesen për sistemin e ujitjes. Kalimanci ishte bosh. Kalimanci ujit nga fusha e Kamenicës përmes fushës së Koçanit e deri në Llozovë. Ishte bosh Kalimanci. Falë Zotit që kishte shi periudhën e fundit, pritet që rreth 75–80% të funksionojë. Edhe Turia e Strumicës ishte po ashtu bosh,” theksoi Mickoski dhe shtoi:

“Me planifikim adekuat siguruam sasi të mjaftueshme që të ketë një sezon të mirë si për prodhuesit e orizit, ashtu edhe për prodhimet e hershme të perimeve dhe për pemëtarët.”

Sa i përket çmimeve të blerjes, Mickoski theksoi se, ndryshe nga e kaluara kur qeveria bënte marrëveshje me blerësit dhe u lejonte monopol, kjo qeveri nuk u lëviz sipas interesave të blerësve dhe i ndikon ata që të ofrojnë çmime më të larta për bujqit.

" "

“Nëse vëreni një gjë shumë të rëndësishme, do të shihni që inputi është 5 herë më i ulët se outputi – dhe këtë e publikon Enti i Statistikave. Unë i ndjek këto parametra sepse janë shumë të rëndësishëm për të ditur çfarë po bëjmë. Kjo është e rëndësishme sepse në outputin më herët, qeveria merrej vesh me blerësit, nuk u ndikonte atyre, blerësit krijonin një lloj monopoli dhe u ofronin bujqve një çmim – kjo është, nëse do, nëse jo, lëre të kalbet në arë. E ne tani veprojmë ndryshe. Ne nuk bëjmë marrëveshje me blerësit dhe ndikojmë që t’u japin çmime më të larta bujqve. Prandaj për mua janë të rëndësishëm inputi dhe outputi. Inputi janë shpenzimet që marrin pjesë në sistemin prodhues të bujkut, ndërsa outputi është çmimi me të cilin ata e shesin produktin. Sipas parametrave të fundit, inputi ishte rritur rreth 2%, ndërsa outputi 11%, që është më shumë se 5 herë,” theksoi Mickoski.