Gjykata Themelore Penale – Shkup sot pritet të shpallë aktgjykimin për rastin monstruoz të rrëmbimit dhe vrasjes, ku viktima ishin 14-vjeçarja Vanja Gjorgjevska dhe 74-vjeçari Pançe Zhezhovski.

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarin kryesor, Ljupço Palevski, i cili sipas aktakuzës, fillimisht e ka rrëmbyer dhe vrarë Zhezhovskin, e më pas edhe Vanjën e mitur.

Rasti tronditi të gjithë opinionin publik dhe sot gjykata do ta shpallë epilogun pas një procesi gjyqësor disa mujor, në të cilin u dëgjuan dëshmitarë të shumtë dhe u paraqitën prova materiale.

Pritjet janë që gjykata të shqiptojë dënimin më të rëndë, ndërsa familjet e viktimave kërkojnë drejtësi për fatin tragjik të më të dashurve të tyre.