Mbrëmë në Hagë, me ftesë të homologut të tij holandez Ruben Brekelmans, Ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Misajlovski, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, në takim theksoi se RMV mbetet fuqimisht i përkushtuar ndaj qëllimit të përbashkët – një Aleancë e sigurt dhe mbi një miliard njerëz të sigurt në botë.

“Përmbushja e objektivave të aftësive të NATO-s është përparësia më e lartë e mbrojtjes dhe kjo do të realizohet përmes investimeve në mbrojtje, si dhe përmes procesit të vazhdueshëm të modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë”, theksoi Misajlovski.

Samiti i NATO-s në Hagë fillon sot, ndërsa delegacionin e Maqedonisë së Veriut, në të cilin përfshihen ministri i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucinski, si dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Sasko Lafçiski, e udhëheq presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.