Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për formimin e Kuvendit, duke theksuar se ky proces duhet të jetë një angazhim i përbashkët, pavarësisht subjekteve fituese.
Ai shtoi se, kur të vijë koha për formimin e qeverisë, që është përgjegjësi ekskluzive e subjektit fitues, do të dëshmohet vetvetja.
“Kur të vijë puna për formimin e qeverisë, që është përgjegjësi ekskluzive e subjektit fitues, atëherë do ta dëshmojmë vetën. Tani, Kuvendin duhet ta formojmë të gjithë së bashku; pra, Kuvendin nuk e themelon vetëm subjekti fitues. Pavarësisht numrit të votave që ka, duhet të bashkohemi për ta themeluar Kuvendin,” tha Kurti, të martën pas vendosjes së gurthemelit për marrjen e aneksit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe fillimin e rinovimit në këto depo.