Nga sot, Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ndodhet në vizitë dyditore pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Forumin për Zgjerimin e BE-së, të organizuar nga Komisioni Evropian. Në forum do të marrin pjesë eurokomisionerja Marta Kos, Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Mickoski do të marrë pjesë në panel-diskutimin me temë „Zgjerimi që sjell rezultate: reforma, investime dhe rritje“.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, Mickoski do të zhvillojë takim edhe me Gert Jan Kopman, drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore, departament i Komisionit Evropian përgjegjës për menaxhimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe politikave për fqinjësinë lindore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume