Ditë e djeshme (24 qershor 2025) komuna e Haracinës festoi ditën dhe betejën e saj. Në kuadër të këtij aktiviteti u nderuan me mirënjohje edhe gjenerata e parë dhe e artë e KF Shkëndija. Në mesin e atyre që morën mirënjohje ishte edhe ishdeputeti Ismet Ramadani. Ky i fundit për Open-TV zbuloi se si duke luajtur për Shkëndijën e kishte thyer këmbën.

Ai kishte qenë mesfushor me numër 10. Për portalin tonë zbulon si për sakrifikat e themelimit të klubit.

Ndërsa, shfrytëzoi rastin që përmes mikrofonit të Open-TV të uroj plasmanin e Shkëndijës në Ligën e dytë. Ramadani është i bindur se Shkëndija shumë shpejtë do të ngjitet në Ligën e Parë. Ja rrëfimi i tij për Open-TV.