Ministria e Ekonomisë dhe Punës informon publikun se në përputhje me Informacionin e
miratuar për zbatimin e masave nga Faza 3 e Planit të veprimit për parandalimin e
pasojave nga valët e të nxehtit mbi shëndetin e popullsisë (2025 – 2030), koordinon dhe
implementon në mënyrë aktive rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve dhe
përmirësimin e kushteve të punës në periudhën e verës.
Në kushtet e valëve ekstreme të të nxehtit, Ministria u bën thirrje të gjithë
punëdhënësve në sektorin publik dhe privat të zbatojnë masat si vijon:
– Shtyrja e aktiviteteve të punës gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11 e
mëngjesit deri në orën 5 pasdite, veçanërisht për punëtorët e ekspozuar ndaj
nxehtësisë së drejtpërdrejtë;
– Krijimi i mundësive për punë në distancë, fleksibël ose të dyhershme aty ku është e
realizueshme;
– Sigurimi i kushteve të përshtatshme mikroklimatike në ambientet e punës, me
temperaturë deri në 25°C, me përjashtim të rasteve kur këtë nuk e lejon natyra e
procesit të punës;
– Lirim nga detyrimet e punës të grave shtatzëna dhe personave mbi 60 vjeç, nëse nuk
janë siguruar kushte përkatëse për punë, me përjashtim të të punësuarve në
infrastrukturë kritike (shëndetësi, polici, armatë, transport, energjetikë, ndërmarrje
publike komunale).

Sektori i Koordinimit të
aktiviteteve të ministrit Sektorët për koordinimin e veprimtarisë së

ministrit

Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të monitorojë dhe koordinojë
aktivitetet për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë në punë, në bashkëpunim me
Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante.
Këto masa synojnë të zvogëlojnë rreziqet e stresit nga nxehtësia dhe pasojat e tjera
shëndetësore për të punësuarit si pjesë e përgjigjes kombëtare ndaj sfidave të
ndryshimeve klimatike dhe kushteve ekstreme të motit.
Ministria i bën thirrje publikut dhe sektorit të biznesit për bashkëpunim dhe përgjegjësi
në zbatimin e rekomandimeve për mbrojtjen e punëtorëve dhe sigurimin e kushteve të
sigurta dhe të shëndetshme të punës.
Për informacione dhe udhëzime plotësuese, Ministria e Ekonomisë dhe Punës është në
dispozicionin tuaj.