Për shkak të një defekti në rrjetin elektrodistributiv pjesa qendrore e qytetit të Shkupit ka mbetur pa energji elektrike.

Sipas informatave të publikuara në ueb-faqen e Elektrodistribucionit, pa rrymë janë Televizioni i Maqedonisë, gjykatat dhe ndërtesat përreth, Ministria e Çështjeve Evropiane, KSHPK dhe SHPPP.

Tani për tani nuk ka informata zyrtare për shkaqet e defektit.

Nga Elektrodistribucioni kanë informuar vetëm se po punohet në tejkalimin e problemit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume