Më 26.06.2025 në orën 17.40 në Vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria S.G.A. (45) nga Republika e Turqisë, për arësye se gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se në regjistrin operativ figuron me masën “arresto” me kërkesë të Interpolit-Francë. Ai iu dorëzua nëpunësve policorë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor për veprime të mëtejshme.TS