Në Qingdao të provinës Shandong të Kinës Lindore u mbajt Takimi i Ministrave të Mbrojtjes të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait .
Duke folur në këtë takim, ministri kinez i mbrojtjes ,Dong Jun,bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të trajtuar ndikimet serioze të unilateralizmit, proteksionizmit e hegjemonizimit dhe për të sjellë më shumë siguri dhe energji pozitive në begatinë e qëndrueshmërinë rajonale.
Kina është e gatshme të punojë ngushtë me departamentet e mbrojtjes dhe ushtritë e shteteve anëtare të OBSh-së për të nxitur një përparim të vazhdueshëm në bashkëpunimin e mbrojtjes dhe sigurisë, vuri në dukje Dong.
Pjesëmarrësit thanë se janë të gatshëm të rrisin nivelin e bashkëpunimit të mbrojtjes dhe sigurisë brenda kornizës së OBSh-së dhe të promovojnë sigurinë, qëndrueshmërinë, zhvillimin dhe begatinë në rajon e në mbarë botën.