Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sot zyrtarisht njoftoi mbylljen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Ndihmë Ndërkombëtare (USAID), pas një vendimi të shpejtë për mbylljen e kësaj agjencie qeveritare pasi presidenti Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.
Mbyllja e USAID-it vjen pas një studimi të publikuar dje në revistën mjekësore The Lancet, i cili parashikon se ndërprerja e ndihmës amerikane mund të shkaktojë edhe 14 milionë vdekje shtesë në mbarë botën, përfshirë 4.5 milionë fëmijë, raporton The Hill.
Administrata e Trump e mbrojti mbylljen e USAID-it duke deklaruar se në këtë mënyrë eliminohen “shpërdorimet, mashtrimet dhe keqpërdorimet”, dhe fondet amerikane do të ridrejtohen drejt programeve me rezultate konkrete.
Rubio deklaroi se ndihma e jashtme shumëvjeçare e SHBA-së nuk ka sjellë rezultate për vendin. “Qëllimet zhvillimore rrallëherë janë arritur, paqëndrueshmëria shpesh është përkeqësuar, dhe ndjenjat anti-amerikane vetëm janë rritur,” shkroi Rubio sot në një postim në blog.
“Epoka e paaftësisë së sanksionuar nga qeveria ka marrë fund zyrtarisht,” shtoi ai.