Ish Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka thyer një rekord të paprecedentë në politikën lokale shqiptare, veçanërisht në Kosovë. Për vetëm pak orë, ai ka arritur të grumbullojë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve për të kandiduar si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kjo mbështetje e fuqishme, e shprehur në kohë rekord, tregon qartë se qytetarët kërkojnë rikthimin e tij në krye të komunës.

Suma njihet për përkushtimin dhe disiplinën e rrallë gjatë mandatit të tij të mëparshëm si kryetar. Ai ishte i vetmi që shkonte në punë në orën 6 të mëngjesit, ndërsa administrata fillonte në orën 8. Kjo etikë pune e dallonte nga të gjithë dhe e bëri një nga kryetarët më të vlerësuar në Kosovë.

Sipas anketave jozyrtare, Suma shihet si kandidati më i besueshëm dhe ka gjasa reale të fitojë përballë kundërshtarëve nga partitë politike të Kosovës./TS/