Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, ka shkruar edhe në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me takimin që pati sot me Presidenten Vjosa Osmani, për ngërçin institucional, duke thënë se shpreson që këto konsultime të sjellin reflektim, tejkalim të kryeneçësisë dhe rikthim te rregullorja, ligji dhe Kushtetuta.
Ai ka deklaruar se Kuvendi duhet të konstitutuohet qysh nesër, meqë s’ka nevojë të pritet afati 30 ditor i përcaktuar nga Aktgjykimi i Kushtetueses, shkruan Reporteri..net.
Në të kundërtën, ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Kushtetueses.
“Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale, fuqiplota dhe legjitime. Nuk kemi pse të presim afatin kushtetues 30-ditor për konstituimin e Kuvendit – mund dhe duhet ta bëjmë qysh nesër, në mënyrën e duhur. Ndryshe – Kushtetuesja do të jetë përsëri adresa për të konfirmuar pengmarrjen institucionale të shtetit!”, ka shkruar Krasniqi.
Aktualisht Presidentja ndodhet në takim me Kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikut. Para Krasniqit, u takua edhe me atë të VV’së, Albin Kurtin. Takimin e fundit për sot e ka me kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn./Reporteri.net