Futbollisti 28-vjeçar portugez i Liverpoolit, Diogo Jota thuhet se ka vdekur herët këtë mëngjes (e enjte) në një aksident trafiku në provincën e Zamorës.
Sipas gazetës Marca, aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52, pranë komunës së Palacios de Sanabria.
Lojtari i Liverpoolit vdiq kur automjeti me të cilin udhëtonte me vëllain e tij Andre, një futbollist profesionist 26-vjeçar, doli nga rruga, duke shkaktuar zjarr.
Sipas dëshmitarëve që telefonuan në numrin 112, makina u përfshi nga flakët, të cilat u përhapën edhe në bimësinë aty pranë.
⚫ Muere el futbolista del Liverpool Diogo Jota en un accidente de tráfico en la provincia de Zamora
El siniestro se produjo en el kilómetro 65 de la A-52, a la altura del término municipal de Palacios de Sanabria. pic.twitter.com/Uz15fMHKoZ
— MARCA (@marca) July 3, 2025
Ndryshe, Jota iu bashkua Liverpoolit në vitin 2020 nga Wolverhampton për 44.7 milionë euro.
Që atëherë, ai ka bërë 182 paraqitje për Reds, duke shënuar 65 gola dhe duke dhënë 26 asiste.
Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar tre trofe me Reds: një titull të Ligës Premier (2024-25), një FA Cup (2021-22) dhe një League Cup (2021-22).