Skënder MULLIQI

Vera përcëlluese ka mbërritur kulmin.Vala e parë e të nxehtit na ka goditur fortë në kokë dhe në trup.Këtë valë nxehtësie e kan shtuar në Kuvendin e Kosovëss, kuvendarët tanë të cilët pak merzitën për këtë punë.Pse? Sepse i kan qitur punët për vetën dhe familjët
e tyre në dyzen.Nuk lahën në lavamanin e shtëpisë , ku lahën shumica e popullit të pa kushte , por lahen në det, në vendet më të shtrejta në botë.Këta hajdutë të të ardhmes tonë kan kthyer në skenë gjithqka qe jetën e bënë të keqe, e bënë plot brenga për
të ardhmën tonë.Pak kush sot mund të thotë fjalë të mira për njerëzit e pa moral politikë , të cilët shtetin e kan kthyer në pronë private të tyre.Të jetosh sot në Kosovë është bërë ndëshkim psikik dhe fizik për shumicën.Kuvendarët e pa cip gërvallën publikisht,
të pështyjnë verbalisht , po na poshtërojnë dhe fyejnë në mënyrë më qnjerëzore.Po ju bien daulleve, që po na dëgradojnë si shtet dhe si popull në sytë e botës demokratike.Dhe, paradoksalisht, e gjithë kjo po vjen nga ata që betohen duke promovuar pluralizmin
dhe të gjitha ato fraza pranimi dhe tolerance, tashmë të përtypura, por vetëm nëse ato përkojnë me pikëpamjet e tyre. Përndryshe, në mendjet e tyre, ne bëheni armiku i tyre.Arma e tyre janë gënjështrat , manipulimet, hapësira mediatike e tyre , imponimet
ideologjike dhe indokrinimi .Të mjaftueshme për të shkaktuar dëme të pariparueshme për breza të tërë.Kosova nuk është e humbur në shkretirën e realitetit historic, në jemi një popull që dëshiron të ecë përpara.Por ,kemi ende njerëz të politikës të cilët po
mundohen ti kthejnë proceset mbrapa.Kjo çka po ndodhë në kuvend korrespondon katërcipërishtë më pohimin e më parshem.A besoni se ekzistojnë kuvendarë të tillë të cilët foshnjën e po sa lindur-Kosovë, me vetëdije apo pa vetëdije po e hudhin në një kosh plehrash
? Në vend që fortë të kujdesën për shtetin më të ri në Evropë , të cilin e fituam më shumë gjak.Ndërsa përpiqëm ta përfundojë këtë rubrikë , më kujtohen një thënje “ mos bëj atë që nuk duhet”.Këta njerëz të kësaj skene politike të ndotur, jo të gjithë natyrisht
do të ishte e ndershme , që të lënë këtë vend për ata që kan vizion dhe shumë ide për të ecur përpara.Oportunistët dhe të pa ndershmit politik nuk i duhen asgjë Kosovës…