Siç mëson Tetova sot Gerti Arifi sot pritet të nënshkruajë me Feronikelin , një skuadër elitare e kampionatit të Kosovës informon Tetovasot.
Ky është një hap në karierën e talentit nga Tetova. I lindur në vitin 2007, Arifi është pjesë e akademisë së Shkëndijës prej shumë kohësh, duke luajtur me pasion për grupmoshat e ndryshme, përfshirë U 15, U 16, U 17 dhe U 19
Si kapiten i ekipit U 17, ai shënoi 8 gola në vetëm 4 ndeshje të kampionatit në Maqedoninë e Veriut , duke dëshmuar performancë të shkëlqyer sulmuese .
Ai ka qenë aktiv në kampet e përzgjedhësve të Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut U 15 dhe U 16 që në qershor dhe gusht 2022 .
Sipas Sofascore, ai është i regjistruar në ekipin U 19 të Shkëndijës (profil aktiv për ndeshje dhe statiștika) .TS