Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot shpalljen së pavarësisë. 249 vite më parë më 4 korrik 1776, u ratifikua deklarata e Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar shpallën pavarësinë.

Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787, përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

4 korriku është i njohur në të gjithë vendin si dita e fishekzjarrëve. Mijëra komunitete anembanë vendit organizojnë shfaqje shumëngjyrëshe fishekzjarrësh dhe festa familjare. Ndërsa miliona amerikanë festojnë, zyrtarët lokalë dhe federalë të zbatimit të ligjit punojnë për të siguruar që festimet të zhvillohen pa incidente.

Çfarë ndodhi më 4 korrik 1776?

Kongresi Kontinental deklaroi se trembëdhjetë kolonitë amerikane nuk ishin më subjekt (dhe në varësi) të monarkut të Britanisë, George III, dhe tani ishin shtete të bashkuara, të lira dhe të pavarura. Kongresi kishte votuar për të shpallur pavarësinë dy ditë më parë, më 2 korrik, por ai nuk u shpall deri më 4 korrik.

Gjatë Revolucionit Amerikan, ndarja legale e trembëdhjetë kolonive nga Britania e Madhe në vitin 1776 në të vërtetë ndodhi më 2 korrik, kur Kongresi i Dytë Kontinental votoi të aprovojë një rezolutë të pavarësisë që ishte propozuar në qershor nga Richard Henry Lee nga Virxhinia që shpalli të Shtetet e Bashkuara të pavarura nga sundimi i Britanisë së Madhe.

Pasi votoi për pavarësi, Kongresi e ktheu vëmendjen e tij ndaj Deklaratës së Pavarësisë, një deklaratë që shpjegonte këtë vendim, i cili ishte përgatitur nga një Komitet i Pesë, me Thomas Jefferson si autorin e tij kryesor.

Kongresi debatoi dhe rishikoi formulimin e Deklaratës, duke e aprovuar përfundimisht atë dy ditë më vonë, më 4 korrik. Një ditë më parë, John Adams i kishte shkruar gruas së tij Abigail:

2 korriku 1776, do të jetë epoka më e paharrueshme në historinë e Amerikës. Unë jam i prirur të besoj se do të festohet nga brezat pasardhës si festa e madhe e përvjetorit. Duhet të përkujtohet si dita e çlirimit, me akte solemne të përkushtimit ndaj Zotit të Madhëruar. Duhet të solemnizohet me pompë dhe sfilatë, me shfaqje, lojëra, sporte, armë, kambana, zjarre dhe ndriçime, nga njëra anë e këtij kontinenti në tjetrin, nga kjo kohë përpara e përgjithmonë.