Më 03.07.2025 në orën 00.25, oficerë policie nga SPB e Tetovës dhe Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale, pas një urdhri gjyqësor nga Gjykata Themelore Penale – Shkup, kryen një bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të oficerit policor nga SPB e Tetovës I.A. (53) në fshatin Shemshovë, rajoni i Tetovës, në lidhje me veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 353 të Kodit Penal, përkatësisht në lidhje me regjistrimin dhe çregjistrimin e të huajve që banojnë në vend informon Tetovasot. Gjatë bastisjes, u gjetën 27 kartela bosh për regjistrimin e shtetasve të huaj me vulë nga Ministria e Punëve të Brendshme, një plumb, procesverbal për vepër penale të kryer, urdhërpagesa, si dhe dokumente personale të shtetasve të huaj. Pas dokumentimit të rastit, kundër oficerit policor do të ngrihet një padi përkatëse.TS