Grupi militant palestinez, Hamas, të premten ka njoftuar se i ka dhënë “përgjigje pozitive” ndërmjetësuesve lidhur me propozimin amerikan për armëpushim dhe shkëmbim të pengjeve me Izraelin.
Sipas Hamasit, mënyra e zbatimit të marrëveshjes kërkon raund të ri negociatash.
“Lëvizja është plotësisht e gatshme të hyjë menjëherë në një raund negociatash për të diskutuar mekanizmin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje,” thuhet në deklaratën e grupit.
Propozimi i administratës Trump erdhi mbi 20 muaj pas nisjes së konfliktit dhe më shumë se tre muaj pas përfundimit të marrëveshjes së mëparshme.
Propozimi amerikan parasheh armëpushim 60-ditor, gjatë së cilës do të punohet për të gjetur zgjidhje të përhershme për Gazën.