Interi ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e sulmuesit Ange-Yoan Bonny nga Parma.

Gjatë ditës së sotme (e shtunë), Nerazzurrët kanë njoftuar për transferimin më të ri në këtë afat kalimtar.

Bëhet fjalë për sulmuesin Bonny, i cili vjen nga Parma për një shifër që raportohet të jetë rreth 25 milionë euro.

Njoftimi i transferimit të sulmuesit francez erdhi nga vet faqet zyrtare të klubit nga Giuseppe Meazza.

“Ange-Yoan Bonny i bashkohet Interit. Francezi 21-vjeçar arrin me një marrëveshje të përhershme nga Parma Calcio”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Bonny është transferimi i tretë i Interit pas Petar Sucic dhe Luis Henrique.