Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zbulimit të një kërcënimi që, sipas autoriteteve, kishte origjinën në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka përgëzuar institucionet shtetërore për reagimin e tyre të shpejtë dhe profesional.

“Konfirmimi se ky kërcënim e ka origjinën në Serbi dëshmon edhe një herë luftën aktive hibride të Serbisë ndaj vendit tonë”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se sulmet hibride të Serbisë ndaj Kosovës janë një realitet i vazhdueshëm dhe kërkojnë vigjilencë të shtuar dhe koordinim të ngushtë të institucioneve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume