TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik.

Gazetarja e ABC News, Greta Bullari, raporton se takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet të mbahet në qytetin e Durrësit.

Referuar burimeve, gazetarja shton se fokusi i kësaj mbledhjeje do jetë te turizmi, por dhe aksionet e fundit për lirimin e hapësirave publike, të cilat janë zaptuar në mënyrë të paligjshëm nga subjektet tregtare.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve të largojnë barrierat vetë, pasi në të kundërt do përballen me pasoja ligjore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume