Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar, për shkak të mungesës së kompromisit dhe dialogut politik.

Sipas tij, situata aktuale politike është thelluar nga paaftësia për marrëveshje, egot personale dhe ambiciet për pushtet, njofton Klankosova.tv.

“Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar për shkak të paaftësisë për kompromis, mungesës së dialogut politik, egove personale dhe ambicieve të shfrenuara për pushtet. Kompromisi është urgjencë kombëtare. Nuk ka më kohë për të humbur”, ka deklaruar Gashi përmes një postimi në Facebook.