Ushtria e Ukrainës tha se kishte goditur një uzinë kimike në rajonin e Moskës në Rusi, e cila prodhon eksplozivë, municione dhe koka bërthamore termobarike për dronët sulmues Shahed.

“Një seri shpërthimesh u regjistruan në zonën e qytetit të Krasnozavodsk”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Kievit, duke shtuar se rezultatet përfundimtare të sulmit ende po sqarohen, shkruan Reuters.

Ndryshe, shpërthimet tronditën sot edhe qytetin e Kharkivit.

Raportet e hershme tregojnë se ka pasur gjashtë sulme në zonat e banuara në Kharkiv, dhe 11 njerëz kanë pësuar lëndime, përfshirë personin një gjendje kritike.

Për më tepër, një person ka mbetur i bllokuar nën rrënoja.

Gjithsej 47 njerëz janë plagosur në dy sulme ruse ndaj Kharkiv.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume