Pesë policët nga Lipjani që u përfshinë në rastin ku vdiq 27 vjeçari Agon Zejnullahu, rrezikojnë të përfundojnë në paraburgim për 1 muaj, nën dyshimet për vrasje nga pakujdesia.

Prokurori i Shtetit pritet të ushtrojë kërkesën për masën e sigurisë në Gjykatë dhe kjo u bë e ditur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zëdhënësja Kaltrina Shala, tha për Klankosova.tv se prokurori kujdestar do ta parashtrojë kërkesën brenda afatit ligjor.

“Prokurori kujdestar brenda afatit ligjor do të bëjë parashtrimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit. Ai është duke e përgatitur kërkesën”.

Vdekja e të riut ngjalli reagime të shumta në opinionin.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume