Pa turp: VLEN në dëshpërim përvetëson punën e të tjerëve – Rruga Beliçicë, projekt i Komunës i fituar në vitin 2020 nga Banka Botërore

Sot ishim dëshmitarë të një shfaqjeje tjetër nga grupacioni VLEN – një cirk politik që buron nga dëshpërimi i thellë që po e përjetojnë. Pa asnjë ndjenjë përgjegjësie, këta persona dolën të promovojnë projekte për të cilat nuk kanë asnjë lidhje, duke tentuar t’i paraqesin si suksese të tyre.
Konkretisht, bëhet fjalë për projektin e rregullimit të rrugës Beliçicë – një projekt i fituar nga Komuna e Gostivarit që në vitin 2020, përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Komunës dhe Njësisë për Implementimin e Projektit (PIU), në kuadër të Projektit për Lidhshmërinë e Rrugëve Lokale (LRCP), të financuar nga Banka Botërore.
Ky është projekti i tretë me radhë që realizohet në Gostivar përmes këtij programi ndërkombëtar. Komuna ka pasur në dispozicion rreth 1.200.000 euro për realizimin e tij – me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore lokale dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Nuk është hera e parë që grupimi VLEN përpiqet të përvetësojë projekte të realizuara nga të tjerët. Kjo flet për një krizë serioze identiteti dhe një mungesë të theksuar të ideve e vizionit për qytetarët. A është kjo nostalgji e Izet Mexhitit për pushtetet e dikurshme që ka qenë pjesë e tyre, apo thjesht një shenjë e dëshpërimit të thellë nga përjashtimi dhe mosrespektimi që po e përjeton në qeverinë e Mickoskit?
Tetori është afër – shumë afër.
Qytetarët do ta japin përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme.
VLEN mund të vazhdojë me cirkun e radhës, por qytetarët tashmë e kanë kuptuar se kush është kush.
Ne punojmë çdo ditë dhe çdo natë për Gostivarin.
E bëjmë këtë jo për lavdi personale, por për qytetin dhe njerëzit që na besuan.