Në muajin korrik, me temperatura që kapin mbi 40 gradë Celsius, banorët e Zhelinës po përballen me mungesë ekstreme të ujit të pijshëm dhe për amvisëri. Ndërkohë, udhëheqja aktuale e komunës, sipas akuzave të degës lokale të BDI-së në Zhelinë, është përfshirë në ndarje të qëllimshme të qytetarëve në “tanët” dhe “jo tanët”. Sipas tyre, individëve të afërt me pushtetin u është siguruar ujë në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa matës, jashtë çdo rregulli e barazie.

“Zhelina sot po plaçkitet dhe keqpërdoret nga klane të interesit, nga njerëz që deri dje nuk kishin brekë, e sot janë milionerë. Nga çuna që dikur udhëtonin me autostop, e sot ndërrojnë makina luksoze çdo ditë. Nga ata që tre breza jetonin në shtëpinë e gjyshërve, e sot janë bërë me vila dhe apartamente,” thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas të njëjtit reagim, pasuritë publike po shndërrohen në përfitime personale të një grushti njerëzish që kanë kapur pushtetin lokal.

“Po vjen tetori… dhe do të jepni llogari,” përfundon reagimi i degës së BDI-së në Zhelinë.