Mickoski: Qeveria e ruan stabilitetin makroekonomik pa rritje të tatimeve apo reforma pensionale dhe po i kthen mjetet nga tatimi i solidaritetit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske në lidhje me akuzat e opozitës se kjo qeveri është zhytur në borxhe të mëdha, deklaroi:
“Unë sinqerisht nuk mund t’i kuptoj mesazhet që vijnë nga LSDM-ја. Ajo që ka bërë kjo Qeveri në pak më shumë se një vit është pikërisht procesi i kundërt i huamarrjes. Është fakt se në muajin mars kemi ulje të borxhit publik prej 4.7% të Bruto Produktit të Brendshëm. Në të njëjtën kohë, vlen të theksohet se kemi kthyer euroobligacionin prej gjysmë miliardi euro të cilin e ka marrë qeveria paraprake në vitin 2018, në fund të muajit janar.
Ministria e Financave po lufton fuqishëm për ruajtjen e stabilitetin makroekonomik, pa u detyruar të implementojë tatime të reja, pa rritur TVSH-në, pa rritur moshën e pensionimit, gjë që është kërkesë edhe nga ana e institucioneve ndërkombëtare. Po luftojmë me vendosmëri, sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t’i kthyer ato rreth 50 milionë euro nga tatimi i solidaritetit të cilin Qeveria paraprake e ka marrë.
Gjithçka për të cilën kemi marrë hua është për të investuar në investime kapitale, e jo siç bënte Qeveria e mëparshme, që i përdorte për pensione, paga, etj. Megjithatë, ne po gjejmë likuiditet për të funksionuar, për të realizuar projekte dhe për të korrigjuar gabimet e së kaluarës. Në të njëjtën kohë, vlen të theksohet se po luftojmë për të ulur deficitin buxhetor nën 4%. Kështu që, unë e di se sa investojnë të gjithë anëtarët e Qeverisë.
Sa investon Ministria e Financave për ta ruajtur këtë stabilitet makroekonomik, ndërkohë që nuk ka rritje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët. Praktikisht, kemi rritur pensionet dhe kemi kthyer pagat e qytetarëve të cilat ata ua kishin borxh prej më parë. Jo vetëm që nuk kemi rritje të borxhit, por kemi edhe ulje të tij. Ky është realiteti, sepse detyra dhe përgjegjësia jonë është të veprojmë në interes të qytetarëve. Unë them veprat le të flasin, unë nuk do të kisha asgjë për të komentuar në lidhje me mesazhet që vijnë nga LSDM.”