Një zjarr masiv pyjor përfshiu sot periferinë e Marseille, duke shkatërruar më shumë se 350 hektarë dhe duke përfshirë aeroportin Marseille Provence në një situatë emergjence.
Flakët, të ‘furnizuara’ nga erëra të forta deri në 70 km/h, avancuan shpejt drejt qytetit, duke krijuar një situatë alarmante për banorët e zonës veriore.
Zjarrfikësit mobilizuan më shumë se 700 zjarrfikës, me 220 automjete, helikopterë dhe aeroplanë për të frenuar përhapjen e flakëve. Qyteti i u shndërrua në një peizazh të mbuluar me tym e hiri ndërsa zjarri po afrohej me shpejtësi ndaj periferive urbane.
Aeroplanët në aeroportin shumica e fluturimeve janë ndaluar që nga ora 12:00, ndërsa disa nga fluturimet janë devijuar drejt aeroportit të Nice, Nimes e qyteteve të tjera rajonale.
DIRECT – Le ciel n’est même plus visible à Marseille.#Incendie #Marseille pic.twitter.com/qvTPsPpSZH
— Media Express (@media_express_e) July 8, 2025
Për më tepër, lëvizjet hekurudhore në drejtim veriperëndimor janë ndërprerë për shkak të flakëve që po afroheshin pranë binarëve, shkruan theguardian.
Kryebashkiaku Benoit Payan u bëri thirrje banorëve të 16‑të rretheve të qëndrojnë brenda, të mbyllin dritaret dhe të shmangin rrugët, për t’iu hapur rrugë emergjencës. Efektet e tymit janë ndjerë deri në qendër të qytetit, me zërin “apokaliptik” që përdorën disa banorë të zonës Les Pennes‑Mirabeau.
Zjarret e shumta në rajonin Mesdhetar, të shkaktuara nga periudhat e nxehta dhe thatësira, po rriten në shpeshtësi dhe intensitet për shkak të ndryshimeve klimatike.
Në të njëjtën kohë, një zjarr tjetër në juglindje të Francës, pranë Narbonës, ka djegur rreth 2000 hektarë. Të gjitha këto shpërthime janë ndikuar nga erëra të forta që përkeqësuan situatën.
Impressionnant !! Force aux pompiers #marseille #incendie pic.twitter.com/b7FePI1b4B
— Soraya (@soraya_beel) July 8, 2025