Egnatia ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Shqipërisë triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj ekipit nga Islanda, Breidablik.

Goli i fitores erdhi krejt në minutën e dytë shtesë, ku Gruda realizoi, duke ia siguruar ekipit të tij një fitore të madhe.

Egnatia udhëton javën tjetër në Islandë me një epërsi minimale në dorëdhe do të kërkojë kualifikimin tutje për në raundin e dytë kualifikues të garës më prestigjioze europiane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume