Më datë 08.07.2025 në orën 14:20 në Tetovë në
kryqëzimin e rrugës ,,Bllagoja Toska" dhe rrugës ,,Kiro Ristoski
Drnc", efektivët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria
personin Sh.R.(24) nga Tetova, i cili drejtonte veturën ,,Ford" me
targa të Tetovës dhe në orën 14:00 në rrugën "Todor Cipovski
Merxhan", ai u soll në mënyrë agresive ndaj tyre dhe i ka
kërcënuar, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ai është ndaluar në
stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, për të do të
përgatitet parashtresë përkatëse.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume