Aeroplani “er traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është përfshirë në shuarjen e zjarrit në deponinë ilegale në Vizbeg. Përveç ndihmës nga ajri, në shuarjen e zjarrit po intervenojnë zjarrfikës nga Njësiti Territorial i Zjarrfkiësve të Qytetit të Shkupit dhe automjetet nga “Higjiena komunale”.
“Me kërkesë të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), tashmë është duke vepruar aeroplani “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) për shuarjen e zjarrit në rajonin e Vizbegut”, thonë nga QMK.
Më herët komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, tha se në terren janë dërguar katër automjete që po intervenojnë së bashku me dy automjete nga “Higjiena Komunale”.