Sulmuesi i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, mungoi në fillim të Kupës së Botës për Klube te skuadra e Real Madridit.

Mbappe u helmua dhe kishte probleme të mëdha shëndetësore.

Siç raporton “L’Equipe”, lojtari francez kishte konsumuar mish të bardhë para se të nisej me ekipin drejt SHBA-së.

Ai humbi gjashtë kilogramë nga ky helmim, kurse tani është i gatshëm për ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain.