Zjarri në Vizbeg, MPB: Është privuar nga liria pronari! Janë djegur vetura për skrap, që ishin me sistem të gazit (VIDEO)

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se se është arrestuar pronari i vendit ku sot shpërtheu zjarr në afërsi të deponisë mes Vizbegut dhe Shkupit.
“Sot (09.07.2025), në orën 09:16, në SPB Shkup është raportuar se në një vend grumbullimi për hekur të skrapit në rrugën “B. Buna” në Shkup ka shpërthyer zjarr, duke përfshirë automjete të dëmtuara që ishin të pajisura me bombola gazi, nga të cilat dëgjohen edhe detonime. Deri më tani, zjarri nuk ka përfshirë prona private, shtëpi. Po merren masa për shuarjen e zjarrit dhe zbardhjen e rastit. Deri në këtë moment, një person është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore. Për shkak të mosrespektimit të urdhrit të një zyrtari të autorizuar, është ndaluar A.N., pronari i subjektit juridik që menaxhon me vendin e grumbullimit”, thonë nga MPB.