Mesfushori shqiptar, Adrion Pajaziti, u prezantua të mërkurën në sallën e shtypit të stadiumit Poljud, pasi mbërriti në Hajduk Split nga klubi i Ligës Premier, Fulham, si një nga dëshirat e trajnerit Gonzalo Garcia.
Pajarazi luajti sezonin e kaluar për Goricën, ku u afirmua si një nga lojtarët më të mirë, teksa në prezantimin e tij tregoi pse vendosi të transferohej të klubi kroat.
“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur sepse jam në këtë klub të madh. Mezi pres të luaj. Dua të kem një sezon të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Pajaziti.
“Jam i vetëdijshëm se sa i madh është Hajduku. Të gjithë flasin për të dhe mund ta shohësh në rrugë. Është shumë e rëndësishme për njerëzit. E njoh Hajdukun që kur isha i vogël. Hajduku ka shumë lojtarë cilësorë”.
Dobra večer svima, a poseban pozdrav Pajazitiju i Karačiću! #hnkhajduk | #Pajaziti | #Karačić pic.twitter.com/LTXcFNNrj2
— HNK Hajduk Split (@hajduk) July 8, 2025
“Nuk ndiej presion sepse kam besim në aftësitë e mia. Futbolli duhet të luhet lirshëm dhe pa shumë presion. Duhet ta shijosh. Fola me trajnerin se si i pëlqen të luajë. Kisha një rol më të lirë në Goricë, por e di që do të kem më shumë përgjegjësi këtu”.
“Rakitic më telefonoi para se të nënshkruaja për Hajdukun. Më tha gjëra të bukura dhe më tha të vija te Hajduku. Ai është një legjendë. Mora numrin 4 pas tij. Ai ishte i shkëlqyer te Barcelona me atë numër. Mund të mësoj shumë prej tij”, përfundoi mesufshori shqiptar.