Kina do të bëjë më shumë përpjekje për të nxitur transformimin dhe shkallëzimin e industrive tradicionale.

Shanxi është një nga rajonet me përqendrimin më të lartë të qyteteve të bazuara në burime natyrore në Kinë. Për një kohë të gjatë, zhvillimi i saj ekonomik mbështetej në minierat e qymyrit. Provinca po përpiqet të shndërrohet në një zonë kombëtare pilot për transformimin e ekonomisë, krahas zbatimit të strategjisë së zhvillimit me karbon të ulët.

Në një mbledhje pune në Shanxi,presidenti Xi Jinping i kërkoi provincës që të promovojë vazhdimisht transformimin dhe zhvillimin e industrive tradicionale në një mënyrë të rregullt, me fokus në tranzicionin energjetik, përmirësimin industrial dhe zhvillimin e diversifikuar të ekonomisë së saj

Industritë tradicionale të Kinës kanë gamë të gjerë dhe përbëjnë mbi 80 përqind të sektorit të prodhimit, duke përfshirë çelikun, metalet me ngjyra, petrokimikatet, materialet e ndërtimit, makineritë, tekstilet, veshjet, ushqimet etj.

Vitet e fundit, në sfondin e ndryshimeve të thella në mjedisin ekonomik global, Kina që synon një rritje ekonomike me cilësi të lartë, e konsideron nevojën për modernizim industrial më kritike se kurrë. Ajo po përpiqet të rrisë produktivitetin dhe konkurrueshmërinë, duke integruar inovacionin teknologjik me rritjen industriale, duke përshpejtuar transformimin dhe përmirësimin e industrive tradicionale prodhuese.