Më datë 10.07.2025 në orën 20:50 në Tetovë, në rrugën
,,Iliria", efektivët e policisë të SPB Tetovë, kanë privuar nga liria
personat S.M. (18) nga Tetova, A.R. (19) nga fshati Rakovec dhe
një të mitur nga fshati Sellarc e Epërme. Tek ata është gjetur dhe
sekuestruar marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe
pas dokumentimit të rastit, për ta do të përgatitet parashtresë
përkatëse.TS