Marcus Thuram komentoi me shaka në një postim të Lautaro Martinez në Instagram, duke sugjeruar se mosmarrëveshja midis dy sulmuesve të Interit ka mbaruar.
Një koment i Thuram në rrjetet sociale ndaj një postimi nga Lautaro Martinez duket se i ka dhënë fund mosmarrëveshjes midis yjeve të Interit.
“Ki kujdes, nuk di të notosh”, komentoi Thuram në postimin e fundit të ‘El Toros’ në Instagram gjatë pushimeve.
Thuram kishte marrë një qëndrim të qartë në favor të Hakan Calhanoglut në fillim të këtij muaji, kur ai pëlqeu një postim në Instagram me të cilin mesfushori i Interit iu përgjigj me vendosmëri kapitenit të tij.
Lautaro e kishte kritikuar Calhanoglun pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube, duke e nxitur të largohej nëse nuk kishte më motivimin për të qëndruar në Giuseppe Meazza.
Francezi dhe argjentinasi e kishin sqaruar tashmë situatën me një telefonatë në ditët e mëparshme, dhe, siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, komenti i francezit në rrjetet sociale konfirmon fundin e përçarjes se dy lojtarëve.