Real Madridi deri më tani ka shpenzuar 178 milionë euro në afatin kalimtar të kësaj vere, dhe kjo thuhet se nuk është e mjaftueshme pasi ata planifikojnë të shpenzojnë më shumë para.

Real Madridi e përfundoi sezonin pa fituar asnjë trofe të rëndësishëm, një situatë që i ka shtyrë ata të investojnë shumë në tregun e transferimeve.

Sipas mediumit Diario AS, Los Blancos kanë shpenzuar deri tani plotë 178 milionë euro, por planifikojnë edhe shpenzime tjera deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës.

Real Madridi e filloi këtë valë shpenzimesh duke harxhuar 58 milionë euro për Dean Huijsen , shumë që do të paguhej në tre këste.

Më pas, Los Blancos paguan rreth 7 milionë euro për të kompensuar Liverpoolin për ndihmën e Trent Alexander-Arnold në Kupën e Botës për Klube.

Ata pasuan këtë me një investim të mëtejshëm prej 63 milionë eurosh në Franco Mastantuono, shifër e cila do të paguhet në tre këste.

Ndërkohë, Alvaro Carreras është rrugës, pasi Real Madridi thuhet se ka pranuar të paguajë te Benfica 50 milionë euro për të.

Real Madridi ka fituar 74.6 milionë euro nga Kupa e Botës për Klube, që do të thotë se financat e tyre janë në një gjendje të mirë, duke i lejuar ata të ndjekin më shumë nënshkrime.

Burimet thonë se objektivi i radhës i Real Madridit është një qendërmbrojtës dhe ndoshta një mesfushor krijues. Emrat më të përfolur janë ata të Ibrahima Konates, Cristian Romeros dhe Alexis Mac Allister.