SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Xh.Gj. (48) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Hyrje në sistemin kompjuterik”. I denoncuari, në periudhën nga 19.05.2025 deri më 26.05.2025, disa herë me radhë, në mënyrë të paautorizuar ka hyrë në sistemin kompjuterik dhe nga kartela pagesore e një personi nga Gostivari, ka tërhequr para dhe ka bërë pagesë në terminale në subjekte të ndryshme.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume