Gjermania planifikon të blejë 15 avionë luftarakë shtesë F-35, raportoi Politico të premten duke cituar disa persona qw kishin njohuri me çështjen, një veprim që do ta rriste flotën e planifikuar të vendit të avionëve luftarakë të prodhuar në SHBA në 50.
Raporti vjen mes tensioneve midis Gjermanisë dhe Francës mbi projektin e përbashkët franko-gjerman të avionëve luftarakë FCAS, raporton Reuters.
Deri më tani, Gjermania ka porositur 35 F-35 për të zëvendësuar një total prej 85 avionësh luftarakë të vjetër Tornado që do të dalin nga përdorimi.
Një burim ushtarak i tha Reuters se shifra prej 15 F-35 shtesë kishte qenë pjesë e konsideratave të mëparshme, por se numrat duhej të përshtateshin pasi NATO kohët e fundit ra dakord për objektiva të reja për armët dhe numrin e trupave.
Në dritën e këtyre objektivave, ishte e pamundur që shifra fillestare të ishte ende realiste. Kjo sugjeron që numri aktual i F-35 shtesë të nevojshëm mund të jetë më i madh në fund, megjithëse burimi nuk e konfirmoi këtë.