Më 11.07.2025, në ora 15:45, në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në vendin e quajtur “Gorica”, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Kërçovë arrestuan shtetasin shqiptar S.M. (51), i cili u kishte ofruar para si ryshfet policëve me qëllim që të mos ndërmarrin masa zyrtare ndaj tij. SPB Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Kërçovës, pas së cilës S.M. do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume