Më 11.07.2025, rreth orës 10:15 në SPB Shkup është raportuar se në hyrje të fshatit Batincë, Shkup, personi XH.M. ka qëlluar me armë drejt A.M. (50) nga fshati Batincë. A.M. u transportua në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ku rreth orës 11:00 ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas denoncimit të bërë nga E.M. (20), vajza e viktimës, ajo dhe babai i saj A.M. rreth orës 08:30 kishin qenë në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup. Aty, XH.M. kishte tentuar ta kontaktojë atë me telefon, por ajo e kishte refuzuar thirrjen, pasi më herët ai e kishte kërcënuar për shkak se ajo nuk kishte pranuar të martohej me të.
Më pas, A.M. dhe E.M. ishin nisur me veturë drejt shtëpisë së tyre në Batincë, por në hyrje të fshatit, rruga ishte bllokuar nga një veturë tjetër, nga e cila kishte dalë XH.M., i cili ka shtënë me armë në drejtim të A.M. dhe e ka plagosur për vdekje.