Më 11.07.2025 në orën 15:45, në rrugën kryesore Kërçovë-Gostivar, pranë lokalitetit “Goricë”, oficerë policie nga Stacioni Policor për Siguri Rrugore Kërçovë, arrestuan shtetasin shqiptar S.M. (51), i cili u ofroi oficerëve të policisë para si ryshfet për të mos ndërmarrë masa zyrtare kundër tij. Departamenti i Policisë së Kërçovës ngriti një kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Kërçovës, pas së cilës S.M. do të nxirret para gjyqtarit për procedurë paraprake.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume