Një zjarr i madh pyjor, i shkaktuar nga rrufeja më 9 korrik, ka përfshirë mbi 10,900 hektarë në afërsi të Grand Canyon në Arizona, duke detyruar evakuimin e 500 vizitorëve nga pjesa North Rim dhe mbylljen e rrugës shtetërore 89A.
Zjarri, i quajtur White Sage Fire po përhapet me shpejtësi për shkak të thatësirës, temperaturave të larta dhe erërave të forta. Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për valë të rrezikshme të të nxehtit, me temperatura deri në 46°C, duke i bërë thirrje qytetareve të shmangë ecjet në park.
Ndërkohë, një 67-vjeçar nga Teksasi ka humbur jetën këtë javë në pjesën jugore të Grand Canyon.
Zjarre të shkaktuara nga rrufetë janë raportuar edhe në Kolorado, ku është evakuuar i gjithë Parku Kombëtar Black Canyon of the Gunnison.