Edhe Blerim Sejdiu njdek rrugën e Bilall Kasamit që shet prona publike. Në një reagim dega e BDI-së Zhelinë thonë se kryetari Sejdiu po shet tinëza një tokë prej 97 mijë m2 duke publikuar edhe dokumente për shitje.

“Derisa në njërën anë, pas gati një viti malltretim ndaj qytetarëve, më në fund po shtroni rrugën me asfalt, në anën tjetër, tinëza e pa zhurmë keni nxjerrë në shitje mbi 97.000 m² tokë të Zhelinës!
Kështu nuk ndërtohet komuna, kështu vidhet nga populli!” thuhet në reagimin e BDI- Zhelinë.

Nga ana tjetër vlen të thekësohet se komuna e Zhelinës është mbi 6 milionë euro borxh dhe mbi 3 vite nuk i ka paguar këshilltarët komunal./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume