Para dy ditëve në Ohër u hap manifestimi kulturor vjetor “Vera e Ohrit”, ku në këtë festival morën pjesë Presidentja e vendit Gordana Siljanovska dhe Presidenti shqiptar Bajram Begaj, kryeministri Micko dhe zv.Kryeministri Mexhiti, ministra dhe autoritete të ndryshme lokale.

Ajo që ra në sy këtë vit është diskriminimi etnik që iu bë shqiptarëvë duke mos përfshirë në këtë manifestim kulruror asnjë pjesë muzikore në gjuhën shqipe.
Dhe surpriza e kësaj nate e shfaqjes muzikore të “Verës së Ohrit” ishte mënjanimi i kulturës shqiptare, gjë që duhet të ketë lënë shije të hidhur për Presidentin shqiptar Begaj, pasi nuk pa në repertorin e kësaj ngjarje kulturore asnjë pjesë artistike në gjuhën shqipe.

Ministria e kulturës nën udhëheqjen e kryekomitit Micko nuk ka paraparë për këtë festival asnjë pjesë muzikorë në gjuhën shqipe, duke e shmangur kështu kulturën shqiptare nga “Vera e Ohrit” si eveniment i rezervuar i supremacisë dhe i kulturës maqedone.

Këto shfaqje të diskriminimit etnik dhe kulturor ndaj shqiptarëve janë pjesë e agjendës dhe e qëndrimit shoven ndaj kulturës shqiptare në përgjighësi, pasi kjo qeveri çdo ditë e më shumë po çjerr maskën e antishqiptarizmit përmes formave të ndryshme.

Një nga këto forma të diskriminimit dhe të denigrimit të kulturës shqiptare është dhe mënjanimi i saj në evenimentin kulturor siç është “Vera e Ohrit” si rezervat i supremacisë maqedone dhe i askujt tjetër.

Që të jetë “ironia” edhe më e madhe për këtë ngjarje kulturore ministri për Çështje Europiane, në mesazhin e tij për këtë mbrëmje tha se :’‘Arti transformon’’ dhe se nuk është vetëm motoja e këtij edicioni, por një porosi thelbësore për të ardhmen tonë evropiane”, deklaroi Murtezani, duke nënvizuar rolin e kulturës dhe krijimtarisë artistike në procesin e afrimit të vendit me vlerat evropiane.

Por, z.Murtezani “harroi” të thotë se në këtë ngjarje kulturore nuk do të ketë asnjë vepër artisike në gjuhën shqipe?
Dhe kur jemi te kultura mund të pyesim natyrshëm zotërinjtë vredistë të qeverisë së koalicionit se a është ky ndryshimi që erdhi për kulturën shqiptare, ku u mënjanua kultura shqiptare në ngjarje kulturore si “Vera e Ohrit” pa asnjë përgjegjësi apo nuk ju pyet kush ju në ato vendime që merr qeveria, pasi ju jeni thjesht kozmetikë?

Medai Shaholli