Leonardi, vëllai i Liridona Ademaj ka vazhduar dëshminë e tij në gjykatë lidhur me rastin e vrasjes së motrës së tij më 29 nëntor 2023, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Naim Murseli e ka pyetur Leonard Ademajn nëse Liridona i ishte ankuar atij apo familjes për të apo për raportin mes tyre.
“Për 12 vjet martesë a ju është ankuar ndonjëherë motra e tij për mua apo për raportin tonë“, ishte pyetja e Naimit.
Leonardi tha se disa muaj para rastit, Liridonën e kishte prekur një aferë tradhtie me një të afërme.
“Jo nuk është anku, përveç para disa muajve e kishte prekur shumë një aferë tradhtie e Naimit me një të afërme por që ajo vet e kishte zgjidh dhe ne nuk e kemi kundërshtuar në punën e saj”, tha ai.
/Reporteri.net/