Të paktën 30 persona janë vrarë në përleshjet në Sirinë jugore, ndërsa autoritetet janë mobilizuar dhe kanë dërguar forca për të qetësuar situatën.

Dhjetëra persona u plagosën gjithashtu në dhunën midis fiseve beduine sunite dhe luftëtarëve nga pakica fetare druze në qytetin e Sweidës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ministria e Brendshme e Sirisë tha se të paktën 30 persona u vranë, ndërsa Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës, e rriti numrin e të vdekurve në 37.

Luftat midis grupeve të ndryshme minoritare janë përshkallëzuar që nga rënia e regjimit të Asadit në dhjetor.

Një qeveri e re e udhëhequr nga islamikët po punon për të vendosur kontrollin brenda vendit, i cili mbetet në një situatë të brishtë.